Transmetuar më 25-05-2026, 11:50

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho është vlerësuar nga shteti francez me titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” (Kalorës i Arteve dhe Letrave), një nga dekoratat më të larta që jepen për kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës.

Ky vlerësim i akordohet personaliteteve që kanë dhënë ndikim të rëndësishëm në promovimin e arteve dhe trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar.

Pas marrjes së titullit, Jaho ka reaguar me një mesazh mirënjohjeje, duke e cilësuar këtë moment si një emocion të veçantë dhe një nder të madh personal, duke theksuar lidhjen e saj të fortë me kulturën dhe artin francez.

Ajo u shpreh gjithashtu mirënjohëse ndaj bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të saj ndër vite, duke veçuar figurat që e kanë shoqëruar në karrierën e saj artistike.

Sopranoja shqiptare vijon të mbetet një nga emrat më të vlerësuar të skenës operistike botërore, me një karrierë të shtrirë në teatrot më prestigjioze ndërkombëtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit