Transmetuar më 25-05-2026, 11:17

Regjisori Petri Bozo, është personi i shoqëruar sot për aksidentin tragjik ku vdiq një fëmijë 7 vjeç.

Petri Bozo, 61 vjeç, u shoqërua dhe pritet të arrestohet në minutat në vijim, siç tha një zyrtar policor për noa.al.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, kur automjeti me drejtues Petro Bozon, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kush është i dyshuari

Petri Bozo është një regjisor dhe producent i njohur shqiptar, i cili ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së medias për shkak të një aksidenti rrugor tragjik në aksin Elbasan-Librazhd, ku u përfshi mjeti që ai drejtonte.

Është themelues i "Deliart Association", një kompani me të cilën ka prodhuar për dekada me radhë evente të njohura të bukurisë dhe televizive.

Njihet gjerësisht si producenti dhe regjisori i spektakleve Miss Shqipëria, Miss Globe, si dhe emisionit muzikor Netët e Klipit Shqiptar.

Është djali i kineastit të njohur Todi Bozo dhe inxhinieres e politikanes Luljeta Bozo. Ai është i martuar me skenaristen Alda Bida.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit