Transmetuar më 25-05-2026, 09:09

Tensionet në shtëpi duket se janë larg qetësimit. Një video që po qarkullon së fundmi në rrjet ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen mes Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti.

Pas debateve të fundit pranë pishinës, Iliri është dëgjuar duke përdorur gjuhë fyese ndaj disa prej banoreve, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i menjëhershëm nga produksioni.

Në videon e publikuar, balerini shfaqet i irrituar teksa i referohet Mozës dhe aleatëve të saj me fjalët: “Plerat, 3 shterpa janë”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, regjia ka ndërhyrë përmes autoparlantit duke i tërhequr vëmendjen: “Ilir, kujdes mikrofonin”.

Megjithatë, paralajmërimi nuk duket se e ka ndalur konkurrentin. I kthyer nga kamerat, ai ka përsëritur deklaratën e tij duke thënë: “3 shterpa, e them tamam! Doni ta dëgjoni prapë? 3 shterpa!”.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve kanë kërkuar masa disiplinore më të ashpra ndaj tij, duke e konsideruar të papranueshme gjuhën e përdorur dhe sfidimin e hapur ndaj produksionit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit