Transmetuar më 24-05-2026, 18:21

SHOWBIZ – Dyshimet për një martesë të fshehtë mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë shtuar pasi Brikena u shfaq në studio me dy unaza në dorë gjatë emisionit “She’s on Top”.

Dy të ftuarit specialë në jurinë e programit të modës tërhoqën vëmendjen menjëherë, pasi publiku vuri re dy unaza diamanti në dorën e Brikenës, duke nxitur spekulime për një martesë të mundshme në fshehtësi.

E pyetur drejtpërdrejt në studio nga moderatoret, ajo mohoi zërat, duke sqaruar se unazat kanë kuptim të ndryshëm personal.

Sipas Mateos, njëra unazë është dhuratë prej tij, ndërsa tjetra i është dhuruar nga familja e Brikenës.

“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, u përgjigj me humor Brikena gjatë emisionit, duke i dhënë fund aludimeve për një martesë të fshehtë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit