Transmetuar më 24-05-2026, 15:49

KOSOVË – Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë.

Vendimi u mor gjatë Kuvendit Zgjedhor të AAK-së, të zhvilluar këtë të diel, ku delegatët votuan për udhëheqjen e re të forcës politike.

Në fjalën e tij para delegatëve, Gjini deklaroi se AAK-ja është ndërtuar mbi besimin dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të saj, duke theksuar se partia ka potencial për të arritur objektivat politike që ka vendosur.

“Ne nuk po nisemi nga zero. Po nisemi nga një ndërtim i jashtëzakonshëm që e kemi krijuar së bashku. Kjo na jep forcë: ne mundemi, Aleanca mundet, Kosova mundet”, u shpreh Gjini gjatë fjalimit të tij.

Ardian Gjini, i cili është gjithashtu kandidat për kryeministër nga AAK-ja, tha se beson se synimet politike të partisë janë të realizueshme falë mbështetjes së qytetarëve dhe strukturave të saj.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë në shkurt të këtij viti, duke hapur rrugën për zgjedhjen e lidershipit të ri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit