Transmetuar më 24-05-2026, 10:07

Plagosja e djalit të mitur në Tiranë, shoku e qëlloi pa dashje duke i treguar pistoletën që kishte

Djali i mitur që u plagos natën duke gdhirë dita e sotme në Tiranë është në gjendje serioze në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja që çoi në plagosjen e tij është zbardhur dhe rrethanat e saj janë dramatike.

Noa.al mëson se sot në orën 01.40 të mëngjesit, policia u njoftua se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, i ka treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij.

Duke i treguar pistoletën shokut, Rigelërs Sylaj ka menduar se nuk kishte fishek në fole.

Në një momen, Rigersi e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari, shoku i tij.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia tha se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Rigers Sylaj, 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sakaq u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit