

Kim Kardashian ka zbuluar se rutina e saj e përditshme për kujdesin shëndetësor përfshin një numër të lartë suplementesh, duke treguar se konsumon rreth 35 pilula në ditë.
Ylli i njohur i televizionit dhe sipërmarrësja e bëri këtë deklaratë gjatë podcastit “Good Hang”, në një bisedë me aktoren Amy Poehler, ku u diskutua për shëndetin e grave pas moshës 40-vjeçare, përfshirë vitaminat, shëndetin e kockave dhe mirëqenien e përgjithshme.
Kardashian, 45 vjeçe, nënë e katër fëmijëve tha se suplementet i ndan në tre doza gjatë ditës, por pranoi se kjo rutinë shpesh bëhet e lodhshme.
“Marr diku te 35 suplemente në ditë. I ndaj në tri pjesë dhe në një moment mendova se nuk mund të vazhdoja më me kaq shumë pilula,” është shprehur ajo.
Ajo tregoi se kishte vendosur të ndërpriste përkohësisht marrjen e vajit të peshkut, por analizat e gjakut treguan ndryshim, duke e shtyrë ta rifillonte.
“Kur mora rezultatet, ishte e qartë që nuk duhet të kisha ndalur, ndaj duhej ta nisja sërish,” tha Kardashian.
Mes suplementeve që përdor, ajo veçoi vajin e peshkut, i njohur për përmbajtjen e omega-3, që shpesh lidhet me mbështetjen për shëndetin e zemrës, trurit, reduktimin e inflamacionit dhe përfitime për lëkurën, sytë dhe nyjat.
Megjithatë, Kardashian pranoi se rutina intensive me kaq shumë tableta i shkakton atë që ajo e përshkroi si “lodhje nga pilulat”.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





