Transmetuar më 23-05-2026, 17:29

Në një rooftop panoramik në Tiranë, mes muzikës, networking-ut dhe një atmosfere që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, Vatra dhe V/LAB sollën “Through Jungle to the Sky”, një event që synonte të komunikonte më shumë sesa një estetikë të kuruar mbrëmjeje.

Në qendër të konceptit ishte V/LAB, një inkubator talentesh brenda Vatra, i fokusuar në scouting dhe zhvillimin e creator-ëve të rinj me ekspertizë në fusha specifike dhe aftësi për të krijuar content autentik.

Qasja e këtij unit-i bazohet në zhvillimin e profileve publike që ndërtojnë ndikim përmes njohurive dhe identitetit profesional, duke krijuar lidhje më organike mes creator-ëve dhe brand-eve.

Në një kohë kur audiencat janë gjithnjë e më selektive ndaj informacionit që konsumojnë, filozofia pas V/LAB mbështetet te ideja që ndikimi ka më shumë vlerë kur buron nga kompetenca dhe besueshmëria.

Kjo qasje është ndërtuar mbi eksperiencën e Eri Kokona, e cila prej vitesh ka ndjekur nga afër marrëdhënien mes figurave publike, audiencës dhe mënyrës si ndërtohet besimi.

Sipas këtij vizioni, publiku meriton më shumë autenticitet dhe frymëzim të bazuar në ekspertizë, ndërsa kompanitë kanë nevojë për transparencë më të madhe në përzgjedhjen e brand ambassadorëve dhe bashkëpunëtorëve që përfaqësojnë vlerat e tyre.

Për CEO-n e Vatra, Gerton Bejo, simbolika e eventit lidhej drejtpërdrejt me sfidat e komunikimit modern.

“Jetojmë në një xhungël informacioni, ku zhurma shpesh mbulon të vërtetën. Qasja jonë është të ngjitemi drejt qiellit, drejt qartësisë dhe autenticitetit që duhet të kenë influencer-at e ditëve të sotme”, u shpreh ai.

Mbrëmja u ndërtua si një eksperiencë me tre etapa; instinkti i xhunglës, pulsi urban dhe vetëdijësimi qiellor dhe kulmoi me spektaklin e dronëve, ndërsa performancat e DJ-ve Flo Ross, Martyr dhe R10 i dhanë ritmin final eventit.

Përtej impaktit vizual dhe vëmendjes në rrjete sociale, “Through Jungle to the Sky” shërbeu edhe si prezantim i një filozofie të qartë: creator economy ka më shumë vlerë kur ndërtohet mbi autenticitet, ekspertizë dhe përfaqësim të besueshëm.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit