Transmetuar më 23-05-2026, 18:30

Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian pritet të sjellë rritje të ndjeshme të kostos së siguracionit të detyrueshëm për automjetet.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka propozuar ndryshime në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, duke rritur ndjeshëm limitet e dëmshpërblimit që kompanitë e sigurimit duhet të mbulojnë për çdo ngjarje.

Sipas draftit të ri, vlera limit për çdo ngjarje sigurimi do të arrijë në 6.45 milionë euro, ndërsa aktualisht për shumicën e automjeteve private limiti është rreth 55 milionë lekë.

Eksperti i ekonomisë, Ersuin Shehu, deklaroi se ndryshimi do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e siguracionit për drejtuesit e mjeteve.

“Çmimi i sigurimit të detyrueshëm të mjetit do të jetë më i lartë nga sa është sot”, u shpreh ai.

Sipas projektligjit, efektet e plota të ndryshimeve do të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Drafti parashikon gjithashtu përdorimin e sistemeve elektronike për lidhjen e kontratave të sigurimit, të cilat do të kenë të njëjtën vlefshmëri ligjore si kontratat me shkrim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit