Transmetuar më 23-05-2026, 10:57

Është shuar në moshën 84 vjeçare mjeshtri i kinematografisë dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko.

Një aktor që me talentin, zërin dhe shpirtin artistik ka ditur të prekë zemrat e publikut përmes roleve të tij në teatër dhe në ekran, Birçe Hasko u lind më 15 mars 1942 në Dukat të Vlorës.

Me interpretimin e tij të fuqishëm dhe me përkushtimin ndaj artit, ai është bërë një emër i dashur dhe i vlerësuar në kulturën shqiptare.

Birçe Hasko përfundoi shkollën e mesme punon për tu angazhuar si mësues në Memaliaj.

Atje nisi karriera artistike, me trupën e Estradës amatore të qytetit.

Në vitin 1965 filloi studimet për aktor në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).

Pas diplomimit mbahet pedagog pranë këtij Instituti punë të cilën e vazhdoi shumë vite duke dhënë lëndën e Mjeshtërisë së Aktorit.

Për punën e tij akademike i është dhënë titulli “Profesor” .

Në teatër ka interpretuar mbi 12 role. Roli i tij më i realizuar është ai i Milos në komedinë “Shi në plazh” shkruar nga Teodor Laço.

Po ashtu një kontribut të çmuar ka edhe në kinematografinë shqiptare, ku ka interpretuar me dhjetëra role.

Roli i tij i parë në kinematografi është në vitin 1971 në rolin e ballistit në filmin “Kur zbardhi një ditë”.

Më tej do të vazhdonin rolet e tij në shumë filma si ai i Mete Jahos tek filmi “Radiostacioni” në vitin 1979, roli i Syrjait në filmin “Skëterrë 43” në vitin 1980, roli i mësuesit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” në vitin 1985 si dhe shumë role në filma të tjerë për të mbërritur në rolin e tij më të fundit në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009. Në vitin 1995, merr titullin Profesor.

Në vitin 1976, urdhri “Naim Frashëri”, klasi i dytë , në vitin 1988 “Artist i Merituar”.

18 Prill 1987, Medalionin e Festivalit për interpretimin e rolit të Dajës në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill të vitit 1987.

22 Prill 1989, Çmimi i III-të për interpretimin e rolit të Babait të Danës në filmin “Shkëlqim i përkohshëm” në Festivalin e VIII-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 18 deri më 22 prill të vitit 1989.

Në vitin 2002 merr titullin “Mjeshtër i Madh” ne vitin 2007 shpallet “Qytetar Nderi” i Orikumit. Birce Hasko është aktor popullor në Shqipëri, ai ka lozur në më shumë se 30 filma.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit