Transmetuar më 22-05-2026, 23:20

BAHAMAS – Donald Trump Jr. do t’i japë fund beqarisë këtë fundjavë, duke u martuar me modelen e Palm Beach, Bettina Anderson, në një ceremoni private dhe luksoze në një ishull të vogël në Bahamas.

Ceremonia do të mbahet me më pak se 50 të ftuar, duke përfshirë vetëm familjarët më të afërt dhe miqtë më të ngushtë të çiftit. Don Jr. dhe Bettina kanë kërkuar që detajet të mbeten të fshehta për të shmangur vëmendjen publike dhe masat e forta të sigurisë që do të kërkonte prania e presidentit amerikan.

Megjithatë, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, duke konfirmuar se detyrat shtetërore nuk i lejojnë të largohet nga White House. Në një postim në Truth Social, ai shkroi: "Edhe pse doja shumë të isha me djalin tim, Don Jr., dhe me Bettina, rrethanat që lidhen me qeverinë dhe dashuria ime për Shtetet e Bashkuara nuk ma lejojnë këtë."

Trump shtoi se është i rëndësishëm të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë gjatë periudhës së tensionuar ndërkombëtare dhe uron çiftin për martesën.

Ky do të jetë martesa e dytë për Donald Trump Jr., i cili ka qenë më parë i martuar për 12 vite me Vanessa Trump, dhe më pas i fejuar me Kimberly Guilfoyle, aktualisht ambasadore e SHBA-së në Greqi.

Ceremonia e kësaj fundjave shënon fillimin e një kapitulli të ri për Don Jr.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit