Transmetuar më 22-05-2026, 19:24

Një rast i pazakontë është zbuluar në Shkup, ku një 25-vjeçare dyshohet se ka tentuar të fusë lëndë narkotike në burgun e Idrizovës. Ajo kishte shkuar për vizitë tek bashkëshorti i saj i burgosur me 60 vezë, prej të cilave 28 rezultuan se përmbanin kokainë dhe marihuanë.

Pas kontrollit rutinë, brenda vezëve u gjetën qese të vogla me mbi 318 gramë marihuanë dhe rreth 142 gramë kokainë. Prokuroria nisi hetimet ndaj 25-vjeçares për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lëndëve narkotike, duke kërkuar masën e arrestit shtëpiak për rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës.

Në shqyrtimin e masës u mor parasysh fakti që ajo është nënë e disa fëmijëve të mitur, përfshirë një foshnje pesë muajshe. Hetuesit dyshojnë se droga kishte si destinacion ambientet e brendshme të burgut.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit