Transmetuar më 22-05-2026, 19:07

Studentë dhe qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dorëzuan këtë të premte një peticion në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme kundër shkarkimit të ambasadorit shqiptar në RMV, Denion Meidani.

Nevrij Ademi, një nga nismëtarët e peticionit, njoftoi se janë mbledhur dy mijë firma. Ky është peticioni i dytë i dorëzuar në Ministri, pas një peticioni online disa ditë më parë me mbi 3 mijë firma.

Studentët kanë kërkuar takim me ministrin Hoxha, i cili ishte në një udhëtim zyrtar. Ademi theksoi se Meidani është një ambasador që ka treguar kujdes për shqiptarët në RMV, duke e konsideruar largimin e tij si një “goditje të rëndë” për studentët.

Nga ana e tij, Meidani nuk kishte dijeni për peticionin dhe mësoi për të përmes statusëve online. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare lidhur me dhënien e provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit