

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar se një faqe në rrjetet sociale, që imiton platformën e-Albania, ka për qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të qytetarëve. AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP.
Qytetarëve u bëhet thirrje të mos klikojnë linke të dyshimta, të mos vendosin të dhënat personale apo bankare në faqe të pa verifikuara dhe të verifikojnë gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikohen.
Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave institucionale, ndërsa sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





