

SHKUP – Janë zbardhur detaje të reja dhe tronditëse rrugës nga aksidenti tragjik i regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë. Autoritetet policore kanë konfirmuar zyrtarisht identifikimin e katër viktimave që humbën jetën brenda automjetit tip BMW, i cili u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion me targa të Kosovës.
Mes personave që pësuan vdekjen tragjike janë babë e bir, figurat e të cilëve kanë prekur opinionin publik. Bëhet fjalë për baritonin e njohur Riste Velkov, 51 vjeç, dhe djalin e tij, Adam Velkov, 20 vjeç. Sipas të dhënave të para, automjeti drejtohej nga baritoni Velkov, ndërsa i biri ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI).
Në mjetin me targa të Shkupit udhëtonin edhe dy të rinj të tjerë, shokë të të birit, të identifikuar nga policia me inicialet P.M., 20 vjeç, dhe M.GJ., po ashtu 20 vjeç, të cilët gjithashtu nuk mundën t’u mbijetonin flakëve të zjarrit që ranë mbi makinë menjëherë pas goditjes.
Nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje, ekspertët rrugorë bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të kamionit me targa të Kosovës. Kamioni ka devijuar duke dalë në korsinë e kundërt të autostradës, duke korrur përplasjen fatale me mjetin BMW që po vinte përballë. Grupi hetimor dhe prokuroria po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





