Transmetuar më 21-05-2026, 20:40

Aktorja Ema Andrea ka ndarë një rrëfim emocional në Grid Duma Podcast, duke folur për humbjen e papritur të vëllait të saj binjak, i cili ndërroi jetë në një palestër.

Mes lotësh dhe reflektimeve mbi jetën dhe vetminë, Ema tregoi se ende pret telefonatën e tij: “Pres të marrë në telefon ende… Fjala është e mangët, tani unë s’jam,” tha ajo, duke shtuar se pas ikjes së të vëllait nuk ndihet më e plotë.

Aktorja foli për lidhjen e veçantë që kishte me binjakun, duke e përshkruar si personin që e kuptonte gjithmonë, në çdo gjendje. Një moment i veçantë i intervistës ishte kujtimi i telefonatës fatale dhe çasti kur mbërriti në palestër: “M’u prenë gjunjët,” rrëfeu ajo, duke kujtuar se polici e ndaloi të afrohej më tej.

Ema Andrea foli gjithashtu hapur për gjendjen emocionale pas humbjes, duke pranuar se kishte menduar të dëmtonte veten, por nuk donte të prishte ceremoninë mortore të vëllait. Ajo shtoi se pranë saj qëndroi edhe miqësia e Ori Nebiaj në ditët e vështira.

Në podcast, aktorja ndau reflektime të thella mbi jetën dhe marrëdhëniet njerëzore, duke thënë se dhimbja e kishte transformuar dhe i kishte dhënë një dimension të ri vetes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit