

Shkup – Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e zhvilluar disa ditë më parë në kryeqytet, ka krijuar jehonë të madhe kombëtare dhe mediatike. Sheshet dhe rrugët kryesore të Shkupit u mbushën me flamuj kuqezi, ndërsa studentë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria u nisën drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.
Megjithatë, tensionet ndëretnike janë rikthyer, pasi në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi me përmbajtje urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Një prej tyre përmban mesazhin: “As në tokë, as në qiell, vend për shqiptarë nuk ka”. Fotografia u publikua fillimisht nga qendra sportive “Forca” në Shkup dhe më pas u shpërnda nga figura politike dhe aktivistë, të cilët kanë kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore. Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar.
Studentët shqiptarë protestuan për mundësimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase. Me pankarta, ata u nisën nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar zbatimin e Ligjit të Gjuhëve dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Gjatë protestës, ata u ndaluan nga policia, dhe tre persona u arrestuan.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





