Transmetuar më 20-05-2026, 22:06

Ministria për Punët e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se ka thirrur në takim përfaqësues të Ambasada e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut në Shkup, ku është dorëzuar një demarsh verbal lidhur me deklaratat publike të ambasadorit shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim nuk ka marrë pjesë ambasadori shqiptar Denion Meidani, por zëvendësambasadori i misionit diplomatik.

Autoritetet në Shkup theksojnë se demarshi lidhet me deklarata publike të konsideruara të papërshtatshme, të cilat, sipas tyre, lëvizin në kufirin mes komunikimit diplomatik dhe ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit pritës.

Reagimi vjen pas një sërë qëndrimesh publike të ambasadorit shqiptar në mbështetje të çështjeve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Ministria në Shkup e konsideron këtë zhvillim si një çështje që kërkon qartësim diplomatik, ndërsa thekson se komunikimi ndërmjet dy vendeve do të vijojë nëpërmjet kanaleve zyrtare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit