Transmetuar më 20-05-2026, 20:25

Studentët shqiptarë në Tiranë kanë paralajmëruar një protestë më 26 maj në Sheshi Skënderbej, në shenjë solidariteti me zhvillimet e fundit rreth çështjes së gjuhës shqipe në Maqedonia e Veriut.

Tubimi do të nisë në qendër të kryeqytetit dhe do të vijojë me marshim drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Organizatorët kanë zgjedhur si slogan “Shqiptaria është me Shkupin”, duke theksuar mesazhin e unitetit dhe mbështetjes për shqiptarët përtej kufijve.

Nisma vjen vetëm dy ditë pas një proteste në Shkup, ku një grup studentësh nga Tirana nuk u lejuan të kalonin kufirin dhe u devijuan drejt Kumanovës, duke shtuar tensionin dhe reagimet në radhët e të rinjve.

Studentët bëjnë thirrje që të rinjtë t’i bashkohen protestës për të dërguar një mesazh solidariteti dhe për të treguar se, sipas tyre, shqiptarët “janë një”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit