

Ishulli Mikonos në vendin fqinjë Greqi, po jeton në ritmin e serialit të famshëm “Emily in Paris”, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe botës së modës për xhirimet e sezonit të ri. Ndërsa Lily Collins dhe ekipi i saj do të akomodohen në hotelin e njohur “Cavo Tagoo”, xhirimet kryesore do të zhvillohen në një nga vilat më ekskluzive të ishullit.
Bëhet fjalë për një rezidencë luksoze në zonën Agia Sofia në Tourlos, e cila aktualisht i përket biznesmenit grek Ilias Sarras, djali i bosit të anijeve Giannis Sarras dhe Eugenia Daskalopoulou.
Kjo vilë konsiderohet një nga pronat më prestigjioze në Mikonos dhe gjatë sezonit të lartë turistik kushton plot 20 mijë euro në ditë për t’u marrë me qira.
Prona ka një histori të veçantë, pasi fillimisht ishte ndërtuar nga Aliki Livanou, përpara se të kalonte në pronësi të familjes Daskalopoulou.
Vila shtrihet në tre nivele, ka nëntë dhoma gjumi dhe mund të akomodojë deri në 18 persona. Një nga detajet më të veçanta është edhe një kishëz private brenda pronës.
Sipas raportimeve, kjo rezidencë është zgjedhur nga produksioni i serialit për tre arsye kryesore: pamjen panoramike drejt qytetit të Mikonosit dhe perëndimit të diellit, pishinën e madhe dhe ambientet e jashtme ideale për xhirime televizive, si dhe arkitekturën autentike cikladike.
Vila ka pritur edhe emra të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Elon Musk.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





