Transmetuar më 20-05-2026, 16:57

Internet dhe minuta me vendet e BE-së direkt nga plani mujor, pa paketa shtesë apo tarifa ekstra

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme të dekadës së fundit. Tashmë, të qëndrosh i lidhur gjatë udhëtimeve në Evropë bëhet me e lehtë, në sajë të planeve të reja që One Albania prezanton. Këto përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Duke nisur nga sot, 20 maj 2026, klientët do të kenë fleksibilitet dhe liri komunikimi, si brenda vendit, ashtu edhe gjatë udhëtimeve në Evropë.

Prezantimi i planeve me njësi komunikimi roaming të përfshirë është një hap konkret, që reflekton se si investimet e sektorit privat po afrojnë lidhjen e rajonit me Evropën, duke sjellë standardet europiane të komunikimit më pranë përdoruesve.

“Ne duam të ndërtojmë ura mes njerëzve dhe vendeve. Si pjesë e Grupit hungarez 4iG, ndjejmë një përgjegjësi të madhe për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe për këtë qëllim do të vëmë në funksion të gjithë potencialin tonë.”- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Planet e reja janë krijuar për përdoruesit që kanë nevojë për lidhje të qëndrueshme dhe komunikim të thjeshtë gjatë udhëtimeve. Abonentët që vizitojnë vendet e Bashkimit Europian do të mund të përdorin internetin dhe minutat e përfshira në planet e tyre pa aktivizime shtesë apo kosto ekstra.

Mjafton që ata të aktivizojnë roaming-un në telefonat e tyre dhe përfitimet e planit do të aktivizohen automatikisht. Përmes kësaj nisme, One Albania vijon të investojë në infrastrukturë moderne, duke afruar Shqipërinë edhe më shumë me eksperiencën digjitale europiane.

Të gjithë klientët e interesuar mund të marrin informacion të detajuar mbi këto risi në çdo dyqan One, duke telefonuar shërbimin e kujdesit ndaj klientit në numrin 142, ose duke vizituar One Albania.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit