

Tiranë, 19 maj 2026 – Aludimet për një ndarje të mundshme mes Erik Fullani dhe Sara Hoxha vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe diskutimeve në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka ardhur edhe një reagim i tërthortë nga Fullani.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ai ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt lajmet që qarkullojnë mbi raportin me Sara Hoxhën, por ka publikuar një mesazh që është interpretuar gjerësisht si një përgjigje ndaj situatës së krijuar.
“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre”, shkruan Fullani në postimin e tij, duke lënë hapësirë për interpretime mbi kuptimin e mesazhit.
Lajmet për përfundimin e marrëdhënies së çiftit u raportuan fillimisht nga emisioni Prive, ndërsa më pas u shpërndanë gjerësisht në mediat rozë dhe platformat online.
Megjithatë, deri në këtë moment, as Erik Fullani dhe as Sara Hoxha nuk kanë bërë një deklaratë publike apo konfirmim zyrtar lidhur me statusin e marrëdhënies së tyre. Heshtja e dy protagonistëve ka shtuar më tej interesin e publikut dhe spekulimet në rrjet.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





