

TIRANË – Një përplasje e fortë është regjistruar mes Kostanës dhe Zhakut gjatë qëndrimit të tyre në reality show-n “Fakiri”, ku dy konkurrentet kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për sjellje dhe ofendime.
Sipas Zhakut, konflikti ka nisur pas ndërhyrjes së Kostanës në një debat të saj me konkurrenten Soni në episodin e kaluar, veprim që ajo e ka konsideruar të pavend. Ajo ka deklaruar gjithashtu se është ndjerë e ofenduar gjatë qëndrimit në fermë.
“Kostana më ka sulmuar dhe më ka ofenduar. E kam mbyllur me atë dhe nuk më intereson nëse merr apo jo frymë. Edhe në debatin tim me Sonin, ndërhyri,” është shprehur Zhaku.
Nga ana tjetër, Kostana ka preferuar të mos komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë konfliktin, duke theksuar se do të mbështesë personat që, sipas saj, punojnë dhe angazhohen në mënyrë të ndershme.
“Unë kam respekt për këdo që punon. Kur dikush tenton të denigrojë figurën e tjetrit, nuk ka argument që e justifikon. Do të vazhdoj krah Sonit dhe kujtdo që punon,” është shprehur ajo.
Ndërkohë, disa prej banorëve të tjerë kanë shprehur dyshime se situata mund të jetë e stisur për efekt spektakli. Sara dhe Iliri kanë deklaruar se përplasja mes dy konkurrenteve duket e qëllimshme, ndërsa Romiri ka thënë se i vjen keq për konfliktin mes tyre.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





