

PRISHTINË – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) gjatë vitit 2025 është rritur mesatarisht me 3.9 për qind, krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni ka shënuar rritje të mëtejshme në prill 2026, duke arritur në 7.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor është regjistruar në 1.1 për qind.
ASK thekson se rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa grupe të konsumit të klasifikuara sipas metodologjisë COICOP. Rritjet më të larta janë shënuar te:
pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (+7.6%) informacioni dhe komunikimi (+6.8%) kujdesi personal dhe shërbimet sociale (+4.8%) veshjet dhe këpucët (+4.4%) mobiljet dhe mirëmbajtja e shtëpisë (+4.1%) strehimi, uji dhe energjia (+3.5%) ushqimi dhe pijet joalkoolike (+3.3%) shërbimet financiare dhe sigurimet (+2.7%) shëndetësia (+2.7%) transporti (+2.6%) arsimi (+2.4%)
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit (-1.4%), si dhe te rekreacioni, sporti dhe kultura (-1.1%).
Sipas ASK-së, këto ndryshime reflektojnë dinamikën e përgjithshme të tregut të brendshëm dhe ndikimet e faktorëve të ndryshëm ekonomikë gjatë vitit 2025 dhe fillimit të vitit 2026.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





