

MERSIN, TURQI – Katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri pranë qytetit Mersin, në Turqi. Autori i dyshuar, një 17-vjeçar, ndodhet ende në arrati.
Ngjarja ndodhi në mesditë në zonën Tarsus, ku sulmuesi fillimisht hapi zjarr në një restorant, duke vrarë pronarin dhe një punonjës, dhe plagosur disa klientë. Më pas, gjatë largimit, ai qëlloi dhe vrau dy burra të tjerë në afërsi të vendit të ngjarjes.
Sipas mediave turke, motivi i sulmit mund të ketë qenë një mosmarrëveshje personale mes autorit dhe pronarëve të restorantit, vëllezërit Sabri dhe Samet Pan. Sulmuesi dyshohet se ka përdorur një pushkë gjuetie gjatë sulmit.
Autoritetet turke paralajmërojnë se numri i të plagosurve mund të rritet dhe vijojnë hetimet për arrestimin e autorit, si dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
🔴Pompalı Tüfekli Dehşet: 4 Kişi Hayatını KaybettiMersin’in Tarsus ilçesinde restorana düzenlenen pompalı tüfekli saldırıda 4 kişi hayatını kaybetti, 8 kişi yaralandı.17 yaşındaki şüpheliyi yakalamak için havadan ve karadan çalışma başlatıldı. pic.twitter.com/oIAUhAAmI3
— Emrullah Erdinc (@emrullaherdinc) May 18, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





