

Aktori dhe këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një përjetim të frikshëm gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos.
Në një postim në Instagram, Olsi Bylyku ka treguar se gjatë ngritjes së avionit ka ndodhur një incident ku, sipas tij, avioni është goditur nga rrufeja, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Ai e ka përshkruar situatën si një përvojë të pazakontë dhe të frikshme, ndërsa theksoi se vetëm ata që ishin në bord mund ta kuptojnë realisht atë moment.
Më pas, me nota humori, Olsi Bylyku falënderoi që gjithçka përfundoi mirë dhe u shpreh se pas përjetimit të frikës po mendon edhe mënyra alternative për t’u kthyer nga Milano në Tiranë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





