

Tematika e hantavirusit ka tërhequr vëmendje globale, pas rasteve të reja të raportuara në disa vende. Në këtë kontekst, diskutimi i zhvilluar në programin televiziv “Rrethi Katror” në emisionin E Diell solli opinione kontraverse mbi natyrën e virusit dhe ndikimin e teknologjisë.
Alfred Cako deklaroi se “virusi” është një koncept i shpikur për të justifikuar përdorimin e vaksinave, duke e lidhur me zhvillimin e teknologjisë 6G. Ai argumentoi se protokollet shëndetësore janë të dëmshme dhe se imuniteti i njeriut formohet natyrshëm.
Në të njëjtën linjë, autori Albatros Rexhaj theksoi se ndryshimet teknologjike dhe mënyra e jetesës mund të sjellin pasoja të papritura për trupin e njeriut, duke sugjeruar mundësinë e ngjarjeve të rrezikshme për shëndetin publik në të ardhmen.
Specialistë të shëndetit publik dhe komuniteti shkencor paralajmërojnë se teoritë që mohojnë ekzistencën e virusit dhe efektivitetin e vaksinave janë pa bazë shkencore dhe mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Hantavirusi është një infeksion real i shkaktuar nga viruset e familjes Hantaviridae, që mund të përhapet përmes kontaktit me ekskrementet e brejtësve të infektuar. Organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë theksojnë rëndësinë e masave parandaluese dhe vaksinave për mbrojtje nga sëmundjet virale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





