Transmetuar më 17-05-2026, 20:37

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka dërguar një mesazh mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që po protestojnë për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe.

Në mesazhin e saj, Fejza thekson rëndësinë e gjuhës amtare si pjesë të identitetit kombëtar dhe të drejtave themelore të njeriut. Ajo nënvizon se gjuha shqipe nuk është një privilegj, por një e drejtë që duhet trajtuar me barazi.

“Zëri juaj për gjuhën shqipe është zë për dinjitet, identitet dhe të drejta njerëzore. Ju mbështes me zemër në kërkesën tuaj që gjuha shqipe të trajtohet me barazi. Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëvizur historinë përpara, prandaj qëndroni të bashkuar, të qetë dhe dinjitoz në protestën tuaj”, shkruan Fejza në rrjetet sociale.

Mesazhi i këngëtares vjen në një moment kur studentët dhe organizata të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre gjuhësore në institucionet publike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit