

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, duket se po rikthehet në ekranin ku nisi karrierën e saj televizive. Burime të sigurta konfirmojnë se marrëveshja është përmbyllur dhe rikthimi pritet të ndodhë me sezonin e ri televiziv në shtator.
Rikthimi i Luanës do të jetë me një format të rëndësishëm në “prime time”, por i përditësuar për kohën dhe audiencën aktuale. Gjurmët e rikthimit u panë fillimisht gjatë Big Brother VIP, ku brendi i saj u promovua nga Ledion Liço, dhe më pas në intervistën tek “Goca dhe Gra”. Luana kishte lënë Top Channel në vitin 2021 për të punuar më Tv Klan dhe Vizion Plus, ku solli edhe Ferma VIP në 2025.
Fansat e saj mund të presin një rikthim të fuqishëm dhe plot surpriza në ekranin e Top Channel këtë sezon.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





