

Autoritetet malazeze kanë vendosur një rregullore të re që ndalon lëvizjen në rrugë, sheshe, shëtitore dhe parqe me rroba banje ose pjesërisht të zhveshur. Rregulli nuk vlen brenda hapësirave të plazhit, por hyn në fuqi sapo turistët largohen nga bregdeti.
Gjobat për shkelësit: nga 350 deri në 500 euro. Qëllimi: Ruajtja e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit, sidomos gjatë sezonit veror. Këshilla për turistët: Përveç peshqirit dhe kremit të diellit, duhet të mbajnë gjithmonë një bluzë ose fustan kur largohen nga plazhi.
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviç, tha se vendimi synon respektimin e hapësirave publike dhe kulturën e sjelljes në qytet.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





