Transmetuar më 17-05-2026, 18:30

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protesta për respektimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Në një postim në rrjetet sociale, Meidani citon vargje nga poema “Gjuha Shqype” e poetit Gjergj Fishta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtar.

Studentët dhe organizata shqiptare në Maqedoninë e Veriut kërkojnë garantimin e statusit të gjuhës shqipe në institucionet publike dhe paralajmërojnë protesta për të mbrojtur këtë të drejtë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit