

Përditësim live: Ndërsa shqiptarët janë të entuziazmuar për këngën që përfaqëson vendin në Eurovision 2026, votat e jurive kombëtare të shteteve si zakonisht nuk zhgënjejnë. Ato edhe këtë vit ishin kryesisht qoka gjeografike.
Ndër 35 shtete, Portugalia dha pikët maksimale, 12, për Shqipërinë, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve e vlerësuan me pikë minimale.
Nga 25 këngë finaliste, Shqipëria u rendit e 13-ta me 51 pikë në më shumë se gjysmën e shteteve që japin pikët e tyre.
Ndërsa vijoi dhënia e pikëve nga pjesa e mbetur e shteteve, ndryshimi ishte i pandjeshëm për Shqipërinë. Ajo përfundimisht u rendit e 14-a me 60 pikë.
Italia e cila mori 12 pikët maksimale nga Shqipëria, nuk i dha vendit tonë asnjë pikë, ndërsa pikët maksimale ia dha Belgjikës.
E para në renditje nga votat e jurive kombëtare të 35 shteteve ishte Bullgaria me 204 pikë.
Në vijim pritet që të publikohen dhe votat e publikut. Mbetet të shohim nëse do të përmbytet rezultati duke e ngritur Shqipërinë në renditje.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





