Transmetuar më 16-05-2026, 20:51

Një incident i rëndë ajror është regjistruar në aeroportin e Split, ku një avion pasagjerësh doli nga pista gjatë fazës së ngritjes, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve, por pa viktima.

Bëhet fjalë për një Airbus A220-300 të kompanisë Croatia Airlines, me rreth 130 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi në bord, i cili po përgatitej të nisej drejt Frankfurt.

Sipas të dhënave paraprake, piloti ka vendosur të ndërpresë ngritjen në përputhje me procedurat e sigurisë, çka ka bërë që avioni të rrëshqasë jashtë pistës me një shpejtësi të lartë, të raportuar deri në rreth 240 km/h.

Linja ajrore konfirmoi se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt dhe nuk ka persona të lënduar. Pas ndalimit të avionit, udhëtarët janë evakuuar dhe janë akomoduar në terminalin e aeroportit.

Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë avionin të ndalur në fund të pistës, me një nga motorët e dëmtuar dhe të pozicionuar mbi zonën me bar pranë aeroportit.

Damacijadanas.hr raportoi se ndërhyrja e ekuipazhit ishte në përputhje me procedurat standarde të sigurisë, ndërsa autoritetet aeroportuale dhe ekipet teknike kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit.

Autoritetet pritet të publikojnë një raport zyrtar pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe analizës së plotë të ngjarjes.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit