

Çifti nuk ndiqet më në Instagram, por ende nuk ka një reagim zyrtar
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë aludime për një krisje të mundshme mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani.
Dyshimet janë shtuar pasi ndjekësit kanë vënë re se dy figurat publike nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që shpesh në botën e showbiz-it interpretohet si sinjal për probleme në marrëdhënie.
Megjithatë, deri në këto momente, as Sara Hoxha dhe as Erik Fullani nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar zërat që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale.
Çifti ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, por në të njëjtën kohë është karakterizuar nga një profil i rezervuar dhe larg ekspozimit të tepërt publik.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve, ndërsa fansat vijojnë të komentojnë zhvillimet e fundit në rrjetet sociale.


Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





