

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur pas incidentit në Manhattan
Një aksident i rëndë është regjistruar në New York City, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë pasi një automjet doli nga kontrolli dhe u përplas me një grup këmbësorësh në zonën e Manhattan.
Sipas raportimeve paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, kur shoferi humbi kontrollin e automjetit teksa po lëvizte në një kryqëzim të frekuentuar të qytetit.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga New York Post, tregojnë automjetin duke kaluar me shpejtësi përmes kryqëzimit, përpara se të përplasej fillimisht me një furgon të parkuar dhe më pas me një grup këmbësorësh që ndodheshin pranë trotuarit.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e të plagosurve apo identitetin e viktimave.
Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për trajtim mjekësor.
BREAKING: 3 Critical After Vehicle Crashes Onto Manhattan Sidewalk, Strikes Group Outside Bar Three people were critically injured after a driver crashed onto a sidewalk on Amsterdam Avenue Thursday evening, striking a group gathered outside a bar on the Upper West Side.… pic.twitter.com/3hEozzifE9
— Oliya Scootercaster 🛴 (@ScooterCasterNY) May 15, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





