

AUSTRALI – Një burrë 30-vjeçar ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi nga një peshkaqen në Australinë Perëndimore, njoftuan shërbimet lokale të emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:00 sipas kohës lokale në bregdetin e ishullit Rottnest, pranë qytetit Perth.
Menjëherë pas incidentit, autoritetet kanë dërguar një helikopter shpëtimi në vendngjarje, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe policia e ishullit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
“Helikopteri i shpëtimit është atje, së bashku me policinë e ishullit dhe shërbimet e emergjencës,” deklaroi një zëdhënës i Ambulancës së Shën Gjonit për AFP.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e të plagosurit apo rrethanat e sakta të sulmit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





