

TIRANË – Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka zbuluar një lajm të bukur për publikun, duke konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë.
Deklarata u bë gjatë koncertit të saj madhështor “Supernova”, i zhvilluar mbrëmjen e 15 majit në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të fansave, Dafina surprizoi të gjithë me lajmin spontan nga skena.
“Daskani do bëhet vëlla i madh. Ju thashë që me Kreshnikun do bëjmë një skuadër futbolli,” tha ajo me humor dhe emocion.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan. Tani, familja e tyre do të zgjerohet sërish shumë shpejt.
Lajmi është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe mesazhe pozitive për këngëtaren dhe familjen e saj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





