Transmetuar më 16-05-2026, 08:04

TIRANË – Konflikti mes poeteshës Mimoza Ahmeti dhe konkurrentes Zhaku po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas përplasjeve të fundit në emisionin “Ferma VIP”.

Zhaku deklaroi se nuk ka asnjë raport miqësie me Mozën dhe shtoi me ironi se “do i bëj gropën”. Sipas saj, Mozës i është ulur niveli në emision, si në sytë e saj ashtu edhe në publik.

Nga ana e saj, Moza Ahmeti tha se raportet me Zhakun kanë qenë me ulje-ngritje dhe theksoi se nuk kanë qenë kurrë mike. Poetja shpjegoi gjithashtu se Zhaku ka dalë me partnerin e saj, gjë që ka krijuar tension mes tyre.

“Me Zhakun kam tentuar të bëj një album në vitin 2000, por projekti u tërhoq dhe unë e realizova vetë. Nuk kemi pasur një lidhje konstante dhe nuk kemi qenë kurrë mike. Të kesh një shoqe që thua kam ngjarje nuk janë shkëputje 15 vjeçare dhe ti del me partnerin e saj,” tha Moza.

Poetja shtoi se Zhaku ka mënyra ekstravagante të reagimit dhe ka humbur pikë në sytë e saj, duke theksuar: “Unë i them ‘ulu në tokë dhe flasim’”.

Debati i fundit ka rikthyer vëmendjen mbi tensionet mes pjesëmarrësve të “Ferma VIP”, ndërsa publiku po ndjek me kujdes zhvillimet mes tyre.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit