Transmetuar më 15-05-2026, 20:26

Një grup i madh qytetarësh është grumbulluar këtë të premte para stacionit policor në Skënderaj në mbështetje të kreut të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Hysni Mehani. Ai po merret në pyetje si i dyshuar lidhur me një incident që ka përfshirë zëvendësministrin e Financave.

Rruga përpara komisariatit ka mbetur e bllokuar në të dy anët nga qytetarët që presin zhvillimet për rastin.

Hysni Mehani ka deklaruar se është sulmuar nga kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë e familjes pas ngjarjes.

“Familja ime është në panik dhe po përpiqem ta qetësoj. Lëndimet që kam marrë janë të parëndësishme përballë familjes, mendjen e kam te fëmijët. I kam thënë atyre se kam goditur kokën, por nuk më besojnë. Qyteti ynë është i gatshëm të sakrifikojë, por drejtësia duhet të veprojë”, ka thënë Mehani.

Ai ka shtuar se nuk e shqetëson puna e PDK-së në lidhje me Lushtakun, duke theksuar se shpreson që rasti i tij të jetë i fundit dhe të mos përsëritet tek brezat e rinj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit