

Këngëtari Alis, përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nân”, do të ngjitet i pesti në skenë në finalen e madhe të kompeticionit.
Alis arriti të sigurojë kualifikimin në finalen e zhvilluar në Wiener Stadthalle, duke elektrizuar publikun në natën e dytë gjysmëfinale dhe duke i dhënë Shqipërisë një vend në garën e madhe të së shtunës.
Finalja do të hapet nga Danimarka, ndërsa më pas do të vijojnë Gjermania dhe Izraeli, përpara se Shqipëria të ngjitet në skenë e pesta.
Renditja e plotë e finaleve të Eurovision 2026
Danimarkë – Søren Torpegaard Lund (“Før Vi Går Hjem”) Gjermani – Sarah Engels (“Fire”) Izrael – Noam Bettan (“Michelle”) Belgjikë – ESSYLA (“Dancing on the Ice”) Shqipëri – Alis (“Nân”) Greqi – Akylas (“Ferto”) Ukrainë – LELÉKA (“Ridnym”) Australi – Delta Goodrem (“Eclipse”) Serbi – LAVINA (“Kraj Mene”) Maltë – AIDAN (“Bella”) Çeki – Daniel Zizka (“Crossroads”) Bullgari – DARA (“Bangaranga”) Kroaci – LELEK (“Andromeda”) Mbretëria e Bashkuar – LOOK MUM NO COMPUTER (“Eins, Zwei, Drei”) Francë – Monroe (“Regarde !”) Moldavi – Satoshi (“Viva, Moldova!”) Finlandë – Linda Lampenius x Pete Parkkonen (“Liekinheitin”) Poloni – ALICJA (“Pray”) Lituani – Lion Ceçah (“Sólo Quiero Más”) Suedi – FELICIA (“My System”) Qipro – Antigoni (“JALLA”) Itali – Sal Da Vinci (“Per Sempre Sì”) Norvegji – JONAS LOVV (“YA YA YA”) Rumani – Alexandra Căpitănescu (“Choke Me”) Austri – COSMÓ (“Tanzschein”)
Rregullat e votimit në finale
Votimi në finalen e Eurovision Song Contest 2026 do të hapet pak para performancës së parë dhe do të mbetet aktiv gjatë gjithë shfaqjeve, si dhe për 40 minuta pas këngës së fundit.
Publiku do të ketë mundësinë të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar, ndërsa rezultati final do të vendosë fituesin e këtij edicioni.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





