

Prishtinë, 15 maj 2026 – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, po zhvillon sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që prej marrjes së detyrës në vitin 2024.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me takim të planifikuar në orën 10:00.
Më pas, në orën 10:45, Kos pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku do të diskutohen çështje të procesit të integrimit evropian dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe BE-së.
Sipas njoftimeve zyrtare, kjo është vizita e parë e saj në Kosovë në këtë funksion, pasi një udhëtim i planifikuar më herët ishte anuluar për shkak të zhvillimeve politike në vend.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





