Transmetuar më 15-05-2026, 09:53

Tiranë, 15 maj 2026 – Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, rezulton jashtë Shqipërisë, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit të GJKKO për rikthimin e tij në qeli ende nuk është ekzekutuar.

Gjykata ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për “shpërdorim detyre”, të dhënë me gjykim të shkurtuar në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës, ndërsa ka ndryshuar pjesën që më parë kishte shuar masën e arrestit në burg.

Megjithatë, sipas burimeve, Lefter Koka prej disa muajsh ndodhet jashtë vendit, duke bërë që rikthimi i tij në qeli të mbetet ende i paekzekutuar dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Sipas llogaritjeve aktuale, ish-ministrit i mbeten rreth 6 muaj për të vuajtur dënimin në lidhje me këtë çështje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit