Transmetuar më 15-05-2026, 09:30

Bebe Rexha ka folur me humor dhe sinqeritet për jetën e saj sentimentale, duke zbuluar se aktualisht nuk është në kërkim të një lidhjeje, pasi e gjithë vëmendja e saj është e përqendruar te karriera muzikore.

Gjatë një interviste për E! The Rundown, artistja kujtoi “aplikimin” viral që kishte hapur disa muaj më parë në rrjetin social X për meshkujt e interesuar për të dalë me të.

E pyetur nga prezantuesja për jetën private, Rexha reagoi me humor, duke lënë të kuptohet se aktualisht nuk ka plane për romancë.

Këngëtarja tregoi se pas postimit viral kishte marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale, por ritmi intensiv i punës e bënte pothuajse të pamundur organizimin e një takimi normal.

“Kam pasur shumë njerëz që më shkruanin në DM, por sinqerisht kam qenë kaq e zënë duke punuar… kur do të dal në takim?”, u shpreh Bebe Rexha.

Ajo shtoi se çdo njohje do të duhej të përshtatej me axhendën e saj profesionale, mes intervistave, punës në studio dhe koncerteve, gjë që sipas saj e vështirëson krijimin e një lidhjeje normale.

“Imagjino t’i thuash dikujt: ‘Kam një intervistë, por mund të vish të më shohësh duke bërë intervistën’, ose ‘duhet të shkoj në studio’ apo ‘kam koncert’. Kjo është e vetmja mënyrë”, tha artistja me humor.

Rexha zbuloi gjithashtu se periudha e “aplikimeve” zgjati shumë pak, pasi kuptoi se prioriteti i saj kryesor mbetet muzika dhe zhvillimi profesional.

“Hapëm periudhën e aplikimit vetëm për një copëz kohe dhe më pas e mbyllëm menjëherë. Gjërat po ecnin shumë shpejt dhe mendova se duhet ta vendos fokusin te karriera ime”, përfundoi ajo.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit