Transmetuar më 14-05-2026, 23:30

MITROVICË – Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sulmin fizik ndaj zv.ministrit të LVV dhe kryetarit të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani.

Sipas Prokurorisë, në lidhje me ngjarjen janë mbledhur prova relevante dhe janë marrë në pyetje disa persona, ndërsa dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, nën dyshimin për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Në njoftim bëhet e ditur se prokurori kujdestar ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Skënderaj, ku së bashku me Policinë e Kosovës janë ndërmarrë veprime hetimore dhe janë intervistuar dëshmitarë dhe persona të përfshirë në rast.

“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M. dhe B.Z., pesë dëshmitarë, si dhe dy të dyshuar E.L. dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, dy persona të tjerë të dyshuar me inicialet S.L. dhe K.H. nuk i janë përgjigjur deri tani ftesës për intervistim.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit po vijojnë.

Get smarter responses, upload files and images, and more.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit