Transmetuar më 14-05-2026, 22:55

VIENË – Shqipëria ka hyrë në fazën më emocionuese të Eurovision Song Contest 2026 me performancën e këngëtarit Alis Kallaçi, i cili interpretoi këngën “Nân”. Alis doli i 13-ti në renditje gjatë mbrëmjes dhe e mbylli performancën e tij live me një “falemnderit” në shqip, duke fituar simpatinë e publikut.

Kënga shqiptare ka tërhequr vëmendje pozitive që nga provat zyrtare në skenën e Eurovizionit, ndërsa mediat ndërkombëtare e përfshinë Shqipërinë ndër vendet që mund të rezervojnë surpriza në votime.

Performanca e Alisit vlerësohet për energjinë, interpretimin emocional dhe prezencën skenike, duke rritur pritshmëritë e fansave për një rezultat të fortë në këtë edicion të madh të festivalit europian të muzikës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit