

PRISHTINË – Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, duke marrë plagë në kokë dhe duke u transportuar urgjentisht në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.
Burimet raportojnë se i plagosuri dyshohet të jetë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.
Policia ka rrethuar zonën e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat e sulmit. Hetimet janë në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e autorëve dhe motivit të incidentit.
Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë prezencën e forcave të sigurisë dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e provave.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





