Transmetuar më 14-05-2026, 09:51

Eurovision Song Contest 2026 ka ndezur atmosferën në Wiener Stadthalle, ku mijëra fansa nga e gjithë Europa janë mbledhur për edicionin e 70-të të festivalit më të madh muzikor evropian.

Nën moton “Të Bashkuar nga Muzika”, këtë vit 35 shtete konkurrojnë për trofeun e Eurovisionit, ndërsa Austria rikthehet si vend organizator pas 11 vitesh, falë fitores së JJ në edicionin e kaluar.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Alis me këngën Nan, një baladë emocionale që sjell në qendër figurën e nënës dhe lidhjen familjare në kulturën shqiptare.

Performanca e artistit shqiptar është komentuar pozitivisht nga media dhe ndjekës të festivalit, ndërsa interpretimi është vlerësuar për kombinimin e thjeshtësisë artistike me elementët emocionalë dhe motive të forta muzikore. Vëmendje ndaj këngës shqiptare kanë treguar edhe media ndërkombëtare, përfshirë BBC .

Mbrëmjen e sotme, Alis do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria synon një vend në finalen e madhe të së shtunës.

Mbështetja e diasporës shqiptare konsiderohet vendimtare për kualifikimin. Shtetet pjesëmarrëse mund të votojnë për Shqipërinë duke përdorur numrin 13, kodi zyrtar i këngës Nan, ndërsa publiku nga vendet jo pjesëmarrëse mund të votojë online gjatë gjithë ditës së 14 majit, pas transmetimit live të performancës.

Edicioni i këtij viti po konsiderohet një nga më spektakolarët e viteve të fundit, duke bashkuar artistë, kultura dhe stile muzikore nga e gjithë Europa në një skenë të vetme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit