Transmetuar më 13-05-2026, 23:12

Prishtinë – Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim pritet të zhvillojë të premten një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës në vitin 2024, sipas raportimeve të KosovaPress.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo parashikohet të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë institucional. Një nga takimet pritet të jetë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ndërsa një tjetër me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Agjenda nuk përfshin takime me përfaqësues të opozitës, por është parashikuar një takim i veçantë me përfaqësues të shoqërisë civile.

Vizita e komisioneres për zgjerim në BE në Kosovë ishte planifikuar fillimisht më 12 mars, por u anulua për shkak të zhvillimeve politike në vend, përfshirë shpërndarjen e Kuvendit.

Kjo vizitë vjen rreth tri javë para zgjedhjeve të reja parlamentare të caktuara për t’u mbajtur më 7 qershor, në një periudhë të rëndësishme për zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit