Transmetuar më 12-05-2026, 23:40

Hyrja e Inida Gjata, e njohur si Zhaku, dhe Kostana Morava në Ferma VIP ka shkaktuar tensione dhe përplasje mes konkurrentëve. Zhaku deklaroi se hyrja e saj kishte si qëllim mbështetjen e mikeshës së saj, Mozës.

Megjithatë, marrëdhënia mes tyre ka filluar të kriset vetëm pak kohë pas hyrjes së Zhakut. Debatet dhe thumbat mes dy mikeshave u bënë të dukshme gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme, duke vazhduar edhe pas spektaklit. Moza akuzoi Zhakun për një histori me ish-bashkëshortin e saj, ndërsa Zhaku e kundërshtoi, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me bashkëshortin e Mozës dhe duke akuzuar Mozën për mungesë respekti dhe manipulim.

Konflikti i fundit ka treguar një zhvendosje të marrëdhënieve brenda shtëpisë së Ferma VIP, duke ndryshuar dinamikën dhe atmosferën e programit.

Debati:

Zhaku: “Ne nuk kemi vetëm bashkëpunime bashkë. Kemi histori, kemi njohje familjare.”

Moza: “Unë nuk kam histori me ty. Unë kam vetëm bashkëpunime artistike.”

Zhaku: “Ti mund të mos kesh, por kam unë. Dhe ti nuk ke respekt për historinë që kemi ne.”

Moza: “Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, me mua nuk ke histori.”

Zhaku: “Unë nuk kam histori me bashkëshortin tënd, kam me ty. Por ti je njeri servil dhe i pafytyrë, manipulatore ekselente.”

Moza: “Unë do t’i jap çdo njeriu hakun.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit