Transmetuar më 12-05-2026, 22:42

Koloneli Hajro Limaj rrëfeu historinë e Miss-it që u bë agjente zbulimi dhe fatin e saj tragjik, e cila pasi u zbulua, u përjashtua nga ushtria dhe mbeti pa asnjë mbështetje.

“Në 1979, në prill, ne na thirri Mehmet Shehu, kryeministër i asaj kohe. Mehmet Shehu ka qenë gjigand, kuadri më i aftë që ka patur shteti shqiptar në ato kohëra, i cili drejtoi zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e atdheut në mënyrë të shkëlqyer.

Ishte më i arsimuari nga të tjerët dhe ishte tepër burrëror dhe i prerë. Pa miratimin e qendrës që ta bësh agjente nuk bën dot asnjë hap. E thirrën në Rinas dhe drejtori i Zbulimit e pyeti “pse ke zgjedhur këtë femër? Se është më e bukura?”

Thotë “e kam zgjedhur se me bukurinë e saj, do thithë informacionin që dua unë.” E miratuan. Dhe ai mori nga ajo informacione për anije ushtarake të të gjithë bazave dhe planin e stërvitjeve që do bënte SHBA-ja në Mesdhe.

Vitin e pestë kërkoi të kthehej në Shqipëri. Se e pa që po ndiqej nga kundërzbulimi, këta e vonuan dhe atë e arrestuan. U kthye në Shqipëri, u përjashtua nga zbulimi, nga ushtria dhe u hodh në rrugë.

Kur u arrestua Teme Sejkoja, në gjyq e pyetën “Pse dogje zbuluesin 007 të Enver Hoxhës?” dhe ai tha “Ne menduam se ashtu siç e ka rekrutuar ky atë femër, e ka rekrutuar edhe ajo atë”, tha Limaj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit